Blero zbulon se cili ishte shkaku i sulmit në zemër të Eriksenit

Futboll 13 Qershor 2021 14:00

Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën, ku pas ndihmës së parë nga bashkëlojtarët dhe reagimit të shpejt të mjekëve, gjendja e tij tashmë është stabile, përcjell Insporti.

Lidhur me këtë ka folur edhe këngëtari i mirënjohur kosovar, Blerim Muharremi, i cili ishte i ftuar mbrëmë si “analist” në RTV Dukagjini.

Sipas Bleros, Erikseni ka pasur shumë stres dhe kjo ka ndikuar që ai të ketë atak.

“Erikseni është lojtari kryesor te Danimarka, ka të bëjë shumë me stres, sepse është umbrella e Danimarkës”, ka deklaruar ai.

“Ka pasur shumë media kundër Eriksenit, për faktin se ai është pjesë e Interit. Ai ka pasur shumë presion”, tregoi Blero.

“Unë mendoj se ka të bëjë shumë me stres dhe se e ka marrë afër zemrës”, tha këngëtari mes të tjerash.

-->