Blick: Kosova nuk është hajgare

Futboll 25 Qershor 2019 17:57

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” ka shkruar për futbollin e Kosovës dhe rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet këto ditë në Kosvoë, shkruan Insporti.com.

E përditshmja zvicerane në këtë artikull ka shkruar edhe për sukseset e Përfaqësueses së Kosovës në krye me përzgjedhësin zviceran, Bernard Challandes.

Po ashtu edhe për miqësoren në mes të KF Feronikelit dhe Milanit, që do të zhvillohet më 10 gusht në Prishtinë.

Shumë njerëz nuk mendojnë për Ligën e Kampionëve, por në Kosovë është më ndryshe, shkruan “Blick”, transmeton Insporti.com.

Kosova është duke përjetuar momente të mira në futboll.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes që prej ardhjes te “Dardanët” në mars të vitit 2018 nuk di për humbje, duke përfshirë këtu fitoret ndaj Shqipërisë dhe Bullgarisë si dhe barazimin me Danimarkën.

Tani, vendi i vogël evropian po ëndërron diçka tjetër.

 

Ëndrra tjetër quhet Liga e Kampionëve.

Për herë të parë, Feronikeli do të marrë pjesë në fazën para-eliminatore të këtij kompeticioni.

Në një lloj turneu paraprak që do të mbahet në Kosovë, Feronikeli do të ketë punë me skuadra nga Andorra, Gjibraltari dhe San Marino dhe vetëm një skuadër do të kalojë në raundin e parë të eliminator të Ligës së Kampionëve.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 25 qershor.

Në ndeshjen e parë, Tre Penne nga San Marino përballet me Santa Coloman e Andorrës, ndërsa më vonë Feronikeli sfidon Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Në Kosovë mbretëron një atmosferë e re për shkak se më 10 gusht do të vjen gjiganti italian Milan për t’u përballur me Feronikelin në një miqësore.

-->