Bodybuilideri kosovar sulmohet në vendin e punës
Sporte tjera
23 Shkurt 2021
10:22

Bodybuilderi nga Kosova, Flamur Grabovci është rrahur në punën e tij nga tre persona.
Në rrjetin social “Facebook”, Grabovci ka bërë me dije se tre persona e kanë sulmuar atë.
Sipas tij, këta persona janë “shumë të njohur”.
Grabovci ka njoftuar se gjendja e tij është e mirë, por që e quan të papranueshëm sulmin.