Boksi mund të përjashtohet nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ?

Boks 07 Maj 2018 13:14

Boksi, njëri nga sportet luftarake më të popullarizuara në botë, do të mund të jetë pa përfaqësim në Lojërat Olimpike Verore të cilat mbahet në Tokio në vitin 2020.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), sërish ka theksuar se për shkak të problemeve me të cilat po ballafaqohet AIBA, sporti i boksit do të mund të përjashtohet nga programi i Lojërave Olimpike, që nga ato në Tokio 2020.

Federata botërore e boksit amator, po përballet me probleme të shumta financiare si dhe me pohimet se disa lufta në Olimpiadën “Rio 2016”, kanë qenë të kurdisura.

Presidenti i KON-it, Thomas Bach, ka deklaruar se problemet e AIBA-s, janë financiare, e po ashtu kanë pësuar edhe humbje të integritetit, të cilat kontribuojnë që sporti të përjashtohet nga programi i lojërave olimpike.

KON-i, më herët gjatë vitit, kishte kërkuar nga AIBA, që më së voni deri në korrik të këtij viti, të dorëzojë një raport për gjendjen në këtë organizatë botërore të boksit. /Insporti.com

 

-->