Boksieri godet me mikrofon dhe pështyn shokun e ngushtë të McGregorit

Boks 22 Maj 2019 11:51

Tashmë është zyrtare, Paulie Maligniaggi dhe Artem Lobow do të ndeshen më 22 qershor në Florida State Fairgrounds Entertainment Hall në një ndeshje boksi pa doreza.

Megjithatë, përpara se dy rivalët që urrejnë me gjithë shpirt njëri-tjetrin të hyjnë në ring, ata duhet të mbanin një konferencë shtypi ditën e hënë në New York.

Si ish-boksieri Maligniaggi ashtu edhe Lobow nuk kishin asgjë të mirë për të thënë ndaj njëri tjetrit. Kishte shumë të shara dhe dhunë.

Një moment, Paulie e godet me mikrofon rusin kur ai çohet në këmbë, ndërsa gjatë përballjes sy më sy, italiani e pështyn.

Maligniaggi është ndaj mik i ngushtë i luftëtarit të famshëm, Conor McGregor.