Boksieri i njohur kosovar paralajmëron rikthimin në ring

Boks 07 Shkurt 2019 17:13

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi ka paralajmëruar se do t’i rikthehet ringut, me anë të një postimi në Instagram.

Kujtojmë se “Robin” Krasiniqi meçin e fundit e kishte zhvilluar kundër Ronny Landaeta, më 17 nëntor të vitit të kaluar, duke arritur fitoren e 49-të në boksin profesionist.

“Së shpejti, përsëri në ring,” ka shkruar ai.

Boksieri nga Kosova është kampion i konfirmuar evropian, derisa – nga 54 meçe – ka regjistruar 49 fitore dhe pesë humbje. /Insporti.com/