Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku tregon dëshirën e madhe

Boks 11 Mars 2021 08:31

Florian Marku e nisi i luftëtar i MMA, por tashmë mund ta quajmë një boksier, madje të pamposhtur. Lushnjari “shtegtoi” në Britani, ku enditet në ndër më të fortët në ishull, por nuk mjafton me kaq.

Ai dëshiron një titull kampion bote dhe është në rrugën e duhur. Pas fitores me KO ndaj Charlton, Marku u shpreh se ndeshja e tij e radhës do të jetë në një pallat sporti të mbushur plot dhe do dëshironte të ishte në vendin tonë.

Në një postim të publikuar në Facebook, ai lë të kuptohet se kjo dëshirë është arritur. Ai ka publikuar një foto nga ndeshja e fundit në vendin tonë si luftëtar i MMA dhe shprehet se mezi pret të kthehet e të luftojë si boksier.

“Herën e fundit që luftova në Shqipëri isha një luftëtar i MMA. Mezi pres të kthehem në Shqipëri për luftën time të ardhshme si boksier”, shkruan Marku.

-->