Boksieri me origjinë nga Gjilani, Iir Zeneli ndeshet me një boksier serb

Boks 19 Nëntor 2020 15:56

Boksieri profesionist e i talentuar Ilir Zeneli, i cili është me origjinë nga Gjilani por i cili jeton e vepron në Heilbronn të Gjermanisë të shtunën me 21 nëntor, do t’i kryqëzojë dorëzat me boksierin nga Serbia, Antonio Zovak.

Boksieri Zeneli do të boksojë në kategorinë Gruiser gjerë në 90 kg në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë në 6 raunde.

“Nuk kam shumë njohuri për boksierin serb nga Sombori i Serbisë, por është një boksier me përvojë, do të ndeshem me Antonio Zovak në 6 raunde në Gelsenkirchen, do të jetë një meç shumë i fort por shpresoj se do t’ia dal në fund duke e mposhtur edhe këtë boksier”, ka bërë të ditur boksieri 21 vjeçar Ilir Zeneli.

Boksieri me origjinë nga Gjilani Zeneli gjatë këtij viti ka pasur në plan së bashku me menagjerin e tij Avdyl Salihun të bokson në Gjermani Zvicër e Kosovë, por këtë projekt e ka penguar pandemia COVID-19.

“Ja kam pa sherrin shumë kësaj pandemie, gjatë këtij viti kam pasur në plan t`i boksojë 6 meçe dhe të luftoj për ndonjë titull por COVID-19 na ka penguar shumë, por megjithatë unë çdo ditë kam vrapuar nga 15 km dhe jam i përgatitur maksimalisht, ndërsa në vitin 2021 së bashku me menaxherin tim Avdyl Salihun kemi paraparë një projekt të madh e urojë që kjo pandemi të largohet sa më shpejt dhe ti realizoj ëndrrat e mia”.

Boksieri shtatgjatë Ilir Zeneli, ka bërë të ditur për të gjithë fansat e tij se meqin që do ta zhvillon të shtunën do të jap më të mirën e tij për rezultat të favorshëm.

“I falënderohem të gjithë fansave të cilët vazhdimisht interesohen për karrierën time dhe të cilët janë gjithmonë përkrah meje, meçi kundër boksierit Serb të shtunën do të jetë edhe një sfidë për mua dhe unë do t’ju gëzoj me një fitore eksprese.

-->