Boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin serb në kuadër të Ligës Ballkanike

Boks 06 Shkurt 2022 10:17

Boksieri me prejardhje nga Kosova, Djellon Januzaj është kampion aktual i Sllovenisë.

Gjatë ditës së djeshme, Januzaj u përball me boksierin serb, Strahinja Novicic në kuadër të Ligës Ballkanike, duke fituar me vendim të gjyqtarëve.

Diellon Januzaj vetëm 17-vjeçar dhe garon në peshat e rënda deri në 93kg në kuadër të Ligës Ballkanike në Maribor të Sllovenisë.

Januzaj triumfoi kundër serbit dhe arriti të kalonte në raundin tjetër të kësaj gare.

Boksieri me prejardhje nga Malisheva, aktualisht është njëri nga më të mirët në grupmoshat e tij, ku stërvitet me Klubin e Boksit “Maribor”.

VIDEO

-->