Boksieri shqiptar e rrah serbin midis Serbisë, fiton medaljen e artë

Boks 23 Dhjetor 2018 21:41

Lajme të mira na vijnë nga Zrenjanini në Serbi.

Boksieri shqiptar nga Shkupi, Ardijan Azemi, në kategorinë -70 kg e fitoi medaljen e artë në turneun “Petrovgrad Cup” në Zrenjanin (Vojvodinë, Serbi).

Në finale, boksieri i KB Shkupi, me ndërprerje në raundin e dytë e mundi serbin Gardian Narandzic, duke fituar kështu vendin e parë.

Ndryshe, në gjysmëfinale, boksieri shqiptar gjithashtu me ndërprerje mundi boksierin serb Mihaelo Milic, i cili ishte pjesëmarrës në Kampionatin Evropian në Rusi për kadetë.

“Fitore e Ardijan Azemit në finale me ndërprerje në raundin e dytë kundër reprezentuesit serb Narandzic në finale dhe medalja e artë për Ardijanin. Urime Ardijan”, shkroi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, trajneri i KB Shkupi, Naser Haruni.