Boksieri shqiptar e rrah serbin në Tiranë – shikojeni momentin e nokautit

Boks 24 Dhjetor 2018 15:29

Armand Çullhaj vazhdon të rendisë fitoret në karrierën e tij, ashtu ishte edhe në fundjavë ku në Tiranë arriti që para kohe ta përfundojë meçin ndaj serbit, Martin Boshkovic.

Dueli i të shtunës mbrëma filloi me dominim të plotë nga boksieri shqiptar, i cili në fillim u tregua i vëmendshëm duke testuar kundërshtarin dhe kur e vërejti që nuk ka ndonjë rrezikshmëri të madhe, iu vërsul duke e goditur dhe duke treguar se është në një formë të jashtëzakonshme.

Serbi në rundin e parë pranoi shumë goditje të rënda derisa në rundin e dytë u mposht me TKO (nokaut teknik).

Për Çullhaj kjo është fitorja e 23-të në boksin profesionist kurse e dyta këtë vit.

Kujtojmë se ai para dy muajve kishte mposhtur Ondrej Budera ku edhe fitoi titullin evropian WBU.

Në vitin 2019, boksieri 28-vjeçar shpreson shumë se do të ndeshet për një titull bote.