Boksieri shqiptar, në prill, lufton për titull bote

Boks 18 Shkurt 2019 16:40

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi do të boksojë në kategorinë super të mesme për titullin e botës “WBO”, kundër boksierit nga Britania, Joe Saunders, në përballjen që do të zë vend në “Wembley”.

“BBC” raporton se meçi do të zhvillohet më 13 prill, derisa 29-vjeçari është duke u përgatitur maksimalisht para përballjes, transmeton Insporti.

Shefat Isufi në prill lufton për titull bote

Isufi ka një rekord prej 27 fitoreve, tre humbjeve dhe dy barazimeve, derisa 20 prej këtyre fitoreve i ka me nokaut.

Në anën tjetër, Saunders kishte qenë jashtë ringut për një vit, deri në dhjetor, për shkak se rezultoi pozitiv në testin për doping. /Insporti.com/

-->