Boksierin po e prisnin për matje zyrtare, policia e arreston në palestër

Sporte luftarake 14 Shtator 2019 15:15

Boksieri i peshës së lehtë Avery Sparrow (10 fitore e 1 humbje) nuk do të ngjitet sot në mbrëmje në ring, pasi është arrestuar nga policia (ende nuk dihet arsyeja).

Sparrow duhej të duelonte ndaj Ryan Garcia (18 tore e asnjë humbje) në një sfidë që konsiderohej e fortë në këtë divizion.

Sparrow nuk u paraqit në momentin e peshimit dhe askush nuk dinte përse. Më vonë u mësua se policia e kishte arrestuar boksierin pak orë më parë, teksa ishte në palestër. Duke qenë se gjithçka ndodhi një ditë para duelit, organizatorët nuk kanë pasur mundësi të gjejnë një zëvendësues.

Në momentin e peshimit, Garcia tha: “Nuk e di ku është rivali im. Ka folur shumë për këtë ndeshje dhe nuk vjen. Më ka thënë se do ta kapë lehtësisht peshën. Dikush ta telefonojë se po e presim”. Më vonë Garcia mori vesh se dueli i tij ishte anuluar, pasi Sparrow ishte arrestuar.