Boksierja e parë femër në Kosovë që nxorri tre kampionë brenda një viti

Sporte të tjera 07 Janar 2022 18:25

Është një nga sportistet më të dalluara në vendin tonë, e shpesh edhe femra e parë në sportet që njihen vetëm për meshkujt.

Marigona Beadini është kampionja e parë në sportin e boksit dhe karatesë, e këtë sukses ajo tashmë po e përcjell tek klubi i saj i boksit “Dardanët”.

“Klubi “Dardanët” tashmë i bën një vit prej se është hap me 24 anëtarë, por ajo çka është e veçantë është se brenda këtj viti ne kemi pas rezultate shumë të mira, i kemi tre kampionë të Kosovës dhe 2 nën kampionë dhe kemi një medalje të bronzt evropiane për shkollar” është shprehur trajnerja.

Suksesi i Marigonës tani po përcjellet tek gjeneratat e reja, si trajnere ajo brenda një viti nxori tre kampion.

Punë pa u ndalë duke synuar medaljet evropiane e botërore këta kampion të rinjë po trajnohen me shumë vullnet.

“Kemi bë një punë shumë të madhe e shpesh përfundojmë edhe pas orarit të stërvitjeve. Kemi pas rast kur pjesëmarrësit kanë përfunduar me lot e hidhërim por me punë te përkushtuar ne synojmë suksesin”, ka thënë Marigona.

Paragjykimet dhe “grushtet” që Marigona ka marrë gjatë rrugëtimit të saj e kanë bërë edhe më të fortë, që ëndërrat e saj mos të ndalojnë, duke kërkuar edhe medaljen olimpike me klubin e saj.

Për më shumë klikoni në videon e bashkangjitur:

-->