Bolidi i legjendës Ayrton Senna, shitet me çmim shumë të lartë (Foto)

Formula 1 14 Maj 2018 10:07

Piloti legjendar i Formula 1, braziliani Ayrton Senna, ndërroi jetë në mënyrë tragjike kur ishte vetëm 34 vjeç, derisa po kalonte në një formë fantastike dhe pritej të prekte majat e karrierës së tij, ku edhe deri në atë moment, llogaritej si njëri ndër pilotët më të mirë ndonjëherë në sportin e Formula 1.

Së fundmi në një ankand bamirësie, ishte prezantuar bolidi i Senna, me të cilin braziliani kishte triumfuar për herë të fundit, në çmimin e madh të Monte Carlos në vitin 1993.

Bolidi në fjalë, u ble për plotë 4.2 milionë euro, nga dikur njeriu kryesor i Formula, britaniku Bernie Ecclestone.

Ecclestone, një biznesmen i madh, i ka shtuar koleksionit të tij një veturë historike, e cila është e kompletuar nga motori Ford HB.

Në këtë ankand, po ashtu u shit edhe Toleman-Hart TG184, bolidi tjetër nga Ayrton Senna, me të cilin në vitin 1984 kishte duelin e famshëm me Prost në Monte Carlo. Bolidi në fjalë u shit për shumën prej 1.6 milionë euro.

Megjithatë, edhe pse llogaritet si njëri ndër bolidët në të shtrenjtë që janë blerë në një ankand, rekordin edhe më tutje e mban bolidi i Ferrarit, që ishte përdorur nga një tjetër legjendë e Formula 1, Michael Schumacher dhe vetura në fjalë ishte shitur në vitin 2007 në një ankand në New York, për shumën rekord prej 7.5 milionë euro. /Insporti.com

-->