“Bomba” e ditës – Allegri afër rikthimit tek Milani

Futboll 10 Janar 2020 13:42

Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport” Massimiliano Allegri ka shprehur dëshirën që të rikthehet në menaxhimin e Ac Milan.

Trajneri italian ka mbetur pa punë që nga largimi i Juventusit në sezonën e kaluar.

Allegrit i është ofruar puna si menagjer nga Manchester United, dhe kohët e fundit flitej se dy palët janë duke biseduar për një marrëveshje të mundshme.

Por sipas raporteve nga Italia Allegri ka dëshiruar rikthimin në San Siro, ku gjithashtu edhe drejtuesit e Milan , Boban dhe Maldini , kanë dëshiruar një trajner me cilësit e Allegrit

-->