‘Bomba’ e ditës, Harry Kane kalon në Real Madrid për 250 milionë euro?

Futboll 05 Gusht 2018 18:49

Real Madrid është duke u përgatitur për një çmenduri, transmeton Insporti.

Klubi spanjoll nga Madridi mbetet në kërkim të një lojtari të madh që do të pasonte të larguarin Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, mund të përfundojë në Madrid.

Sipas ‘Don Balon’, Real Madrid do t’i ofrojë Tottenhamit deri në 250 milionë euro për sulmuesin anglez.

Ai ka shkëlqyer në edicionin e fundit me Tottenhamin ndërkohë që mahniti edhe me paraqitjet e tij me Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Rusi. /Insporti.com/

 

-->