“Bomba e ditës”, Muriqi dhe Shaqiri në një skuadër

Futboll 14 Korrik 2020 11:54

Klubi i madh turk, Fenerbahce është duke shfaqur interesim për shërbimet e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, gjithnjë sipas medieve turke, transmeton Insporti.com.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk e shesh si pjesë e planeve të tij për edicionin e ardhshëm dhe largimi i Shaqirit nga “Anfield” pritet të ndodhë gjatë kësaj vere, raporton “TivibuSpor”.

Raportohet se Fenerbahçe është e gatshme t’ia plotësojë dëshirat futbollistit gjilanas vetëm e vetëm për ta transferuar në Stamboll.

Shaqiri u transferua në Liverpool në verën e vitit 2018, por që asnjëherë nuk iu dha minutazhi i duhur për t’i treguar vlerat e tij.

Derisa këtë edicion ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje, e ardhmja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat botërore.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt kërkon kontratë tre-vjeçare dhe me një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Shaqiri këtë sezon u fut në histori të klubi anglez, duke e fituar titullin e kampionit.

Kujtojmë se Liverpooli nuk ishte shpallur kampion që 30 vite. /insporti.com/

-->