“Bomba” e mbrëmjes – Pedro rikthehet tek Barcelona

Futboll 20 Janar 2020 21:48

Me ardhjen në krye të skuadrës së Chelsea, Frank Lampard nuk po llogaritë në Pedron si pjesë të formacionit të parë.

Spanjolli ka luajtur vetëm 11 ndeshje në këtë sezon me londinezët.

Derisa skuadra në të cilën ka bërë emër ai, Barcelona po ka telashe në fazën e sulmit me lëndimet e Luis Suarezit.

Kohët e fundit është raportuar për një kthim të mundshëm të Pedros në Barcelonë.

Kthimi i tij po shihet si një mundësi mjaftë e mirë për katalunasit, pasi që sulmuesi është një nga futbollistët që e njeh këtë skuadër, me të cilët është paraqitur nga viti 2008 deri në 2015 ku ka arritur të fitojë pesë herë titullin e La Ligas.

-->