“Bomba” e mbrëmjes – Pochettino mund të rikthehet te Tottenhami

Futboll 19 Dhjetor 2019 21:54

Pronari i Tottenhamit, Daniel Levy ka thënë se Mauricio Pochettino mund të rikthehet një ditë në klubin londinez, transmeton zeri.info

Levy e shkarkoi Pochettinon në nëntor, vetëm gjashtë muaj pasi argjentinasi e udhëhoqi Tottenhamin drejt finales së Ligës së Kampionëve.

Por, fillimi i dobët i edicionit bëri që ai të shkarkohej.

“Ju duhet ta kuptoni që unë kisha ndërtuar marrëdhënie personale me Mauricion për pesë vite e gjysmë”, ka thënë Levy.

“Nuk është një gjë që e kam dashur ndonjëherë. Personalisht, ishte tejet e vështirë, unë ia thashë këtë atij dhe ai e kuptoi”, shtoi pronari i klubit londinez.

“Nuk është personale dhe unë jam i sigurt që ai do të kthehet fuqishëm dhe do të ketë mundësinë për të drejtuar një tjetër klub të madh. Ndoshta një ditë ai do të rikthehet te ne”, u shpreh ai.

-->