Bonucci “gozhdon” Milanin

Futboll 03 Maj 2019 14:59

Blerja më e bujshme e Milanit në vitet e fundit, padyshim që mbetet ajo e Leonardo Bonuccit i cili mori edhe shiritin e kapitenit te kuqezinjtë.

Pas një sezoni me shumë luhatje dhe jashtë forme, Bonuçi vendosi të largohej duke u rikthyer edhe njëherë tjetër te bardh e zinjtë.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Bonuçi ka folur në lidhje me djalin e tij që e ka pasur me një sëmundje të rëndë, ndërkohë që nuk ka lënë pa përmendur as aventurën në Milano.

Deri diku, Bonucci e konsideron një aventurë pozitive duke shtuar se Milani e rriti jo pak.

“Sikur të mos mjaftonte vetëm stresi që kisha për sëmundjen e djalit tim, kalova një vit të mbushur me ankesa dhe gjëra negative karshi meje. Nuk mund të duroja më dhe e kuptova se diçka po mungonte, e dija se nuk isha në 100% të formës sime. Sezoni te Milani më ka ndihmuar shumë që të rritem, por isha shumë me fat që u largova dhe u riktheva sërish te Juventusi”, tha Bonucci./Insporti