Bonucci paralajmëron Anglinë para finales së “Euro 2020”

Futboll 10 Korrik 2021 22:48

Ylli i Juventusit, Leonardo Bonucci në konferencën për shtyp ka folur për finalen e madhe ndaj Anglisë, shkruan Insporti.

Bonucci tha se se triumfi i tyre në “Euro 2020” do të ishte një hap i madh për futbollin italian.

“Një fitore e mundshme do të ishte një hap i rëndësishëm për futbollin italian. Do të ishte një kënaqësi e madhe për italianët. Nuk duam justifikime”, ka thënë Bonucci.

“Ne mendojmë vetëm për futboll. Nuk jemi të shqetësuar që do të luajmë në ‘Wembley”, tregoi ai.

Ndryshe, Italia do të përballet me Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian nesër në mbrëmje nga ora 21:00.

-->