Boshnjaku flet për ndeshjen me Ferencvarosin: Do të isha i kënaqur edhe me një fitore minimale

Futboll 12 Korrik 2021 22:43

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka folur para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Ferensvaroshit, duke thënë se ka entuziazëm brenda skuadrës dhe motivi nuk mungon. 

Prishtina ndeshjen e parë në Budapest e humbi me rezultat 3:0 kurse takimi i dytë luhet të martën në “Fadil Vokrri”. 

Boshnjaku kërkon nga ndeshje e dytë rezultat pozitiv, qoftë edhe ndonjë fitore minimale.

“Na pret ndeshje e vështirë, pa dyshim shumë e vështirë. Neve na vjen keq që nga ndeshja e parë nuk dolëm me rezultat më të mirë e që më pak fat dhe mund t’ia arrinim”.

“Uroj të arrijmë të shfaqim dhe do të mundohemi të përsërisim momentet e mira të pjesës më të madhe të ndeshjes së parë”.

-->