Bosi i Juventusit: Situata momentale, kërcënim serioz për ekzistencën e klubeve

Futboll 28 Mars 2020 10:57

Shefi i shoqatës së klubeve evropiane, Andrea Agnelli është shprehur tejet i shqetësuar me situatën në të cilën po kalojmë.

Njeriu që dhuroi 10 milionë euro për ta ndihmuar shtetin italian në luftën ndaj pandemisë që po shkaktin kaos total në Apenine, ka thënë se klubet evropiane do të përballen me vështirësi.

“Reuters” ka arritur të sigurojë një letër, ku kreu i Juventusit duket t’u ketë dërguar skuadrave.

“Po kalojmë në një situatë të vështirë, por për ekzistencën tonë do të jetë edhe më vështirë pas kësaj situate. Futbolli është ndalur, gjithashtu edhe rruga jonë e të ardhurave, nga të cilat jemi të varur për t’i paguar lojtarët e pjesën tjetër. Askush nuk është imun. Tejkalimi i këtyre shqetësimeve do të jetë një nga problemet kryesore me të cilat është përballur industria ku bëjmë pjesë edhe ne”, tha ndër të tjera ai.

-->