Bostoni nuk zhgënjen

Basketboll 18 Prill 2018 08:28

Boston Celtics është përballuar me Milwaukee Bucks në TD Garden para 20 mijë shikuesve në rrethin e parë të pllejoffit të NBA.

Bostoni që nga fillimi ka qenë duke udhëhequr kundër Milawaukeet, duke mbyllur kështu  çerekun e parë me rezultat 33 – 22.

Milwaukeet nuk i ka mjaftuar paraqitja e Giannis Antetokoumpos, i cili ka shënuar 30 pikë, 9 kërcime dhe 8 asisitime,  pasi Celtics ishin në formë të lartë duke shënuar fitore 120 – 106

Paraqitjen më të mirë tek Celtics kishte Jaylen Broën i cili ka shënuar 30 pikë dhe 5 kërcime, kështu duke ndihmuar në pjesën e dytë Bostonin të shënoj fitore të sigurtë ndaj Bucks. /Insporti.com