Bota po tmerrohet, sulmuesi i njohur nënshkruan me skuadrën kineze

Futboll 25 Mars 2020 18:53

Oba Oba Martins është sulmuesi afrikan që festonte duke bërë salto pas golave të realizuar. Edhe pse thuajse 36 vjeç, futbollisti është kthyer në fushë dhe do ta bëjë me fanellën e ekipit Shanghai Shenhua, që në janar u detyrua të huazonte Ighalo te Manchester United.

Pikërisht për të zëvendësuar Ighalo, për Martins është rikthim pasi te ekipi kinez luajti edhe në vitin 2018. Ai ka fluturuar në Shangai dhe ka gjetur akordin, por periudha e vështirë e koronavirusit ka shtyrë kampionatin dhe ndaj duhet të presë.

-->