Bottas fitues, Hamiltoni kampion

Gara për Shpërblimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, gjegjësisht shtegu në Austin të Teksasit ishte vendi ku Lewis Hamilton u kurorëzua me titullin e gjashtë të kampionit të botës në Formula 1.
Kjo e vë Hamiltonin në pozitën e dytë për nga numri i titujve në histori, pas Michael Schumacherit, i cili ka shtatë tituj, rekord ky që deri para disa viteve dukej krejtësisht i paprekshëm, shkruan Insporti.
Me pesë tituj të fituar në vitet e 50-ta Juan Manuel Fangio, mben vendin e tij të merituar në histori, por tashmë është i treti për nga numri i titujve, para heronjve të kohës moderne si Prost e Vettel me katër tituj…
Në Teksas gara nisi me startin më të keq të Vettelit në karrierë, i cili nga pozita e dytë, ra në të shtatën, si pasojë e disa problemeve mekanike në bolidin e tij.
Bottas, i cili nisej nga pole position e ruajti pozitën e parë, para Verstappenit, Hamiltonit, kurse Leclerc ishte i katërti, shkruan Insporti.
Kjo bëri që Hamilton të jetë në pozitë komode që nga starti i garës dhe të mos rrezikojë asgjë, meqë titullin veçse e kishte në duar me pikët që i takonin për vend të tretë.
Për shkak të po të njëjtës prishje, Vettel e braktisi garën në rrethin e 9-të, kurse Hamilton tentoi një taktikë super optimiste dhe të rrezikshme që të përfundojë garën me vetëm një pit stop.
Hamilton mori pozitën e parë pasi Bottas dhe Verstappen përfunduan pit stopet e dytë, po asfalti në Teksas ishte tepër abraziv për gomat e Pirellit dhe Hamilton u ”detyrua” të lëshojë shokun e tij të ekipit në pozitën e parë, meqë me ato goma nuk mund ta voziste në maksimum.
Sidoqoftë, pozita e dytë në një garë të shkëlqyeshme për Mercedesin e bën Hamiltonin kampion, e konfirmon Mercedesin si ekipin më të mirë dhe e kthen këtë ekip në formë dominuese, pas disa gareve të mira të Ferrarit.
Të Popullarizuara
-
Ruiz në gjendje shokuese nga meçi me Joshuan
09 Dhjetor 2019 -
Rashica shëtit mbrojtjen e Bayernit dhe shënon eurogol (VIDEO)
14 Dhjetor 2019 -
Kush është kosovarja e vetme që e ndjek Ronaldo në Instagram
15 Dhjetor 2019 -
Tifozët e Tiranës me mesazh tepër emocionues për Kosovën
13 Dhjetor 2019 -
Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (VIDEO)
15 Dhjetor 2019 -
Këngëtaret shqiptare kapen “mat” pran Neymarit dhe Mbappes
12 Dhjetor 2019 -
Dardan Berisha largohet nga Prishtina, ky është ekipi i tij i ri
12 Dhjetor 2019 -
‘Nuk je biri im nëse nuk e ndan pasurinë me ata që kanë nevojë’
11 Dhjetor 2019