Bottas më i shpejti në provat e lira

Formula 1 12 Prill 2019 16:43

Në Shanghai janë zhvilluar sot dy sesionet e para të provave të lira, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1. Në sesionin e parë më i shpejti ishte Sebastian Vettel me Ferrari, ndërsa në sesionin e dytë kohën më të shpejtë e pati Valtteri Bottas me Mercedes.

Piloti finlandez ka regjistruar kohën më të shpejtë, 1’33”330, duke lënë pas pikërisht Vettel me vetëm 27 të mijtat më shumë. Në vendin e tretë u klasifikua makina Red Bull e Max Verstappen.

Vazhdon të mos shkëlqejë në provat e lira Lewis Hamilton, i katërti me makinën tjetër Mercedes, që ishte 7 të dhjetat më i ngadalshëm. Pas tij u rendit Carlos Zains me McLaren, ndërsa Charles Leclerc me Ferrari u rendit në vendin e shtatë (pati disa probleme në fund).