Bottas paralajmëron Hamiltonin: “Nuk jam më një pilot që do ta mbroj”

Piloti i Mercedes Valtteri Bottas arriti fitoren e dytë sezonale në Formula 1, duke qenë më i miri në pistën e Baku.
Pista e Baku nuk është një nga vendet në të cilat shkëlqen piloti finlandez, megjithatë ai dje dëshmoi se mund t’ia del.
Madje, ai nisi garën nga “pole position”.
Bottas ka deklaruar se do të jetë në garë deri në fund për titull,
“Besoj se tani e kuptoi forcën time dhe se nuk jam më një pilot që do ta mbroj për të fituar sërish titullin. Tani edhe unë kam shanset e mia dhe ky mund të jetë sezoni i duhur për t’ia dalë mbanë”, tha Bottas.
“Ishte një garë ku ndodhën pak gjëra, Lewis ushtroi pak presion, por situatën e kisha nën kontroll. Ky sukses dhe kryesim i Botërorit është motivim për garat që nisin së shpejti në Europë. Shpresoj që të vazhdoj kështu deri në fund. Sa më shumë të shkëputemi nga Ferrari tani aq më mirë për ne”, tha Bottas.