Bottas triumfon në Suzuka, Mercedes siguron titullin kampion

Formula 1 13 Tetor 2019 09:23

Valterii Bottas triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, garë e zhvilluar në pistën e Su

Piloti finlandez, që e nisi garën nga vendi i tretë, bëri një start fantastik, duke parakaluar dy makinat Ferrari, që

niseshin nga vija e parë.

Falë një strategjie më të mirë, Bottas arrin të mbajë pas rivalët, duke përballuar me sukses sulmet e rivalëve dhe një fitore të merituar, e treta sezonale dhe e gjashta në karrierë për të. Në podium u ngjitën edhe Sebastian Vettel me Ferrari e Lewis Hamilton me makinën tjetër Mercedes.

 

Për Mercedes fitorja e sotme do të thotë titull kampion për konstruktorë në Formula 1 për vitin 2019, i gjashti radhazi.

Makina gjermane fiton kështu trofeun e parë sezonal, duke konfirmuar dominimin e saj në këtë sport. /telesport.al/

-->