Bouchard shokon tifozët e saj (FOTO)

Tenis 17 Prill 2019 18:49

Njëra nga bukuroshet e botës së tenisit, kanadezja Euegenie Bouchard, është duke menduar seriozisht të përfundojë karrierën e saj. Lajmi për këtë vendim të mundshëm të 25-vjeçares i ka shokuar tifozët e saj të shumtë.

Vetëm pesë vetë më parë, ajo luajti në finale të turneve prestigjioze Wibledon e Rolan Garros, ndërsa ishte e pesta në renditjen WTA. Para saj shihej një e ardhme e ndritshme, por duket se aty ishte kulmi i saj.

Që nga ai moment, vetëm njëherë arriti të luajë në çerekfinale të një turneu Grand Slam (Australian Open 2016).

Bouchard momentalisht renditet e 77-ta në WTA dhe duket se më tepër kënaqet duke pozuar se sa duke luajtur tenis.

Ajo është shumë e popullarizuar në rrjetet sociale, në të cilat nuk heziton të postojë foto provokuese.

Pas humbjes në rrethin e parë të turneut në Majami, Bouchard njoftoi se e ka anuluar pjesëmarrjen në të gjitha turnetë, ndërsa shumë kush mendon se ky është edhe fundi i karrierës së saj.