Brahim Diaz turpëron lojtarin e Realit në stërvitjen e parë (VIDEO)

Futboll 08 Janar 2019 17:26

Brahim Diaz ka realizuar stërvitjen e parë me Real Madridit, pothuajse 24 orë pasi u prezantua në “Santiago Bernabeu”.

19-vjeçari spanjoll, i cili u ble ditë më parë nga Manchester City për 15 milionë euro, u stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe ka shanse që t’i ketë disa minuta nesër në Copa del Rey, gjithmonë nëse kompletohet dokumentacioni i nevojshëm.

Ai dukej se është gati për të debutuar, pasi në një moment, ‘turpëroi’ mbrojtësin e majtë, Sergio Reguilon. /Insporti.com/