Brazili “dridh” traversën e Keylor Navas (Video)

Futboll 22 Qershor 2018 15:29

Ndeshja e parë për ditën e sotme në Botërorin “Rusia 2018” dhe e cila po zhvillohet për momentin në mes të Brazilit dhe Kosta Rikës, ende nuk ka prodhuar gola.

Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë në stadiumin e Shën Petersburg, ende pa kaluar as pesë minuta të plotë, Brazili rrezikoi seriozisht portën e Kosta Rikës, përmes një goditje nga Gabriel Jesus, i cili me kokë goditi traversën e portës së Keylor Navas.

Aksioni nuk përfundoi aty, pasi menjëherë pas tentimit nga Jesus, edhe Philippe Coutinho plasoi një goditje, e cila u largua nga njëri prej mbrojtësve të Kosta Rikës. /Insporti.com

-->