Brazili kundërshton barazimin me Zvicrën, kërkon hetim

Futboll 19 Qershor 2018 12:51

Kombëtarja braziliane ka vendosur të hidhet në sulm dhe të ushtrojë presion ndaj FIFA-s, pasi ajo ka kërkuar në një dokument zyrtar, që t’i dërgojë imazhe dhe audio të asaj që u tha në VAR, të dielën, gjatë ndeshjes kundër Zvicrës.

Federata e Futbollit të këtij vendi nuk e kupton se si u dha goli i Zvicrës si i rregullt, rast në të cilën ka një shtyrje të Zuber ndaj Miranda. Për pasojë, është kërkuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe institucioni që ai drejton, që të shpjegojë se si u veprua në atë ndeshje.

“Seleçao”, gjithashtu, ka kërkuar të shqyrtojë penalltinë e mundshme për Gabriel Jesus në minutën e 74-t të ndeshjes.

CBF (Federata e Futbollit të Brazilit), bën tri pyetje: “A ka dikush nga VAR-i, që të sugjerojë shqyrtimin kolegjial të këtyre veprimeve? A ka kërkuar arbitri meksikan, Cesar Ramos, të kërkojë një konsultim me anëtarët e VAR-it? Çfarë komunikimi ka pasur mes palëve?”

Ndeshja në mes të Brazilit dhe Zvicrës, e zhvilluar të dielën më 17 qershor, përfundoi me barazim 1-1. /Insporti.com

-->