“Breshëri” grushtesh, boksieri meksikan përfundon në gjendje kome – pamje

Boks 09 Qershor 2019 20:31

Një ndeshje boksi në Meksikë ka përfunduar në dramë. Felipe “Gallito” Orocuta, ish-kampion bote në peshat 48-51 kilogram ka përfunduar në gjendje kome për shkak të goditjes që i dha kundërshtari i tij, Jonathan “Titan” Rodriguez.

Ishte rundi i 10-të kur Rodriguez nisi të godasë furishëm në fytyrën e Orocuta, duke e lënë të shtrirë në tokë.

Menjëherë në ndihmë të tij shkoi një mjek sepse boksieri kishte probleme me frymëmarrjen, për këtë shkak u dërgua me urgjencë në spital, aty ku vendosen ta kalojnë në koma farmakologjike, e njohur si një koma e shkaktuar nga vetë mjekët.

Shikoni në pamjet më poshtë: