Brezi i Barcelonës i 87’ës (Foto)

Futboll 20 Shkurt 2018 10:58

Marca sot ka publikuar një foto të shkrepur para shumë viteshku shihen disa pjesëtarë të ekipit të kadetëve të Barcelonës të gjeneratës 1987.

Në foto shihen Lionel Messi, Gerard Pique dhe Cesc Fabregas, kurse një tjetër futbollist i kësaj gjenerate, që nuk është në foto sonte është kundërshtar i Barcelonës në Stamford Bridge.

Fjala është për Pedron , cili ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës dhe kësaj gjeneratë që shihet në foto, me të cilën kanë punuar trajnerët Tito Vilanova dhe Alex Garcia.

Marca bën shaka me modelet e flokëve dhe dukjen e futbollistëve, që tashmë janë ndër më të mirët në botë dhe paralajmëron duel plot emocione për shkak të duelit me Pedron dhe për shkak se Chelsea është klub ndaj të cilit Leo Messi nuk ka shënuar asnjëherë.

Përndryshe, kjo gjeneratë e Barcelonës ka dominuar në të gjitha garat e kategorive të reja dhe ka prodhuar futbollistë që më pas kanë dominuar në futbollin spanjoll dhe botëror duke fituar një listë të gjatë të trofeve. /Insporti.com

-->