Britania e Madhe – Kosova, përfundon ndeshja

Kombëtarja 17 Gusht 2019 21:52

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Kosovës, e vlefshme për parakualifikimet në Kampionatin Evropian të vitit 2021.

“Dardanët” kanë pësuar humbje të thellë me rezultat79:101 dhe në këtë mënyrë e kanë përfunduar aventurën e tyre në synimin për të shkuar më tutje.

Anglezët gjatë gjithë kohës ishin më të mirë, diktuan ritmin e lojës dhe fitoren e kishin të sigurt.

Më të merituarit për këtë fitore ishin Luka Nelson e Myles Hesson me nga 19 dhe Gabriel Olaseni me 18 pikë.

Ndërsa, Drilon Hajrizi me 22, Dardan Berisha me 19 dhe Divine Myles me 13 pikë u dalluan te Kosova.