Britaniku përmes biletave fallco VIP, futet në meçin Joshua – Parker (Video)

Sporte luftarake 03 Prill 2018 11:31

Ndeshja e Anthony Joshuas me Joseph Parker në stadiumin e Cardiffit, Principality pati shitje të madhe të biletave dhe një numër të jashtëzakonshëm që e ndiqnin ndeshjen nga ekrani.

Madje sipas një raporti së fundmi, në tri meçet e fundit të Anthony Joshua në stadiumet e futbollit, kishte pasur një prani prej 250.000 shikuesve.

Por për të qenë më afër ringut, njerëzit duhej të posedonin biletën VIP apo të ishe ndonjë gazetar ose person i njohur në botë.

Por, një i ri i quajtur Zac Alsop, i cili njihet për shakatë e tij në YouTube, arriti të futet në ring duke mos blerë biletë.

Si arriti Zac Alsop, që të ishte i pranishëm jo vetëm me biletë VIP në përballjen në mes Joshua dhe Parker, por edhe më herët në promovimin e meçit Mayweather – McGregor.

Ai ka publikuar disa video, ku shpjegon hapat deri tek realizimi i këtyre biletave fallco VIP dhe më pas kishte xhiruar gjithë aventurat e tij.

Shikoni këto dy video dhe do të fascinoheni se si i riu, Zac Alsop, arrin të futet në këto ngjarje me bileta VIP të cilat përmes programin të Photoshop, i kishte bërë vet. /Insporti.com

-->