Broja detyron presidentin serb të ngritet në këmbë për ta duartrokitur

Futboll 19 Shkurt 2022 18:30

Ditën e sotme, Southamptoni ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme me rezultat 2:0, kësaj radhe përballë Evertonit të Frank Lampard.

Në këtë përballje protagonist ishte dhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili edhe pse nuk shënoi, pati paraqitje pozitive

Në mes të duartorkitjeve, Broja u zëvëndësua në minutën e 82’të të takimit dhe në këmbë u ngrit edhe pronari i ri i ekipit anglez të Southamptonit, serbi Dragan Solak, shkruan Insporti.

VIDEO:

Kujtojmë se, drejtuesi i ri serb i skuadrës së Southampton, ka sulmuar Presidentin e vendit të tij, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas tij po sillet si një diktaktor, ndërsa shton se nuk e di se përse Bashkimi Evropian e mbështet atë.

Kur Solak u bë pronar i klubit, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, reagoi në Twitter duke thënë se ai është një oligark që ka fituar prej qeverive të kaluara në mënyrë të ndyrë.

Kjo nuk i ka pëlqyer atij dhe ka reaguar duke thënë se nuk merret me politik.

“Prioritetet e mia kryesore janë familja dhe golfi, dhe më pas do të thosha biznesi. Politika nuk është askund në top 100. Nuk më intereson politika”, u shpreh Dragan Solak.

/Insporti.com

-->