Broja nisi ndeshjen nga stoli në barazimin ndaj Tottenham – kështu u vlerësua

Skuadra e Southampton bëri disa ndryshime në formacionin titullar në takimin përballë Tottenham, ku të dy skaudrat ndan pikët me ndeshjën që përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Insporti.
Ward shënoi për Southampton në minutën e 25’të.
Salisu u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë dhe shkaktoi një penallti (39′). Nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm sulmuesi Harry Kane që barazoi rezultatin (41′).
Lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren ndaj Ëest Ham, Armando Broja nisi ndeshjen nga stoli, teksa u inkuadrua në minutën e 71’të.
Për 20 minuta sa zhvilloi Broja u vlerësua me notën 6.4.
Me këtë pikë, Tottenham bie në pozitën e gjashtë me 30 pikë, derisa Southampton ngritët në pozitën e 13-të me 21 pikë të tubuara.
/Insporti.com