Brojës nuk iu tremb syri ndaj gjigantit Mings dhe Young
Futboll
05 Mars 2022
18:07

Skuadra e Southampton zhvilloi takimin ndaj Aston Villas, nga e cila pësoi debakël prej 4-0, shkruan Insporti.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Broja ishte për 90 minuta në fushë, por pa mundur të lërë gjurmë ashtu si gjithë pjesa tjetër e skuadrës.
Në minutat e fundit të sfidës sulmuesi shqiptar nuk i përmbajti nervat dhe u konfrontua me Mings dhe Young.
Me këtë humbje Southampton mbeten në vendin e 9’të me 35 pikë, ndërsa Aston Vila në vendin e 11’të me 33 pikë.
Ndryshe, Broja ishte protagonist në sfidën e mesjavës ndaj Ëest Hamit në Kupë, ku fitoi penallti dhe shënoi golin e tretë.
/Insporti.com