Broner thotë se mund t’ia ketë përfunduar karrierën Pacquiaos me goditjen në rundin e fundit

Boks 01 Shkurt 2019 15:01

Adrien Broner ka thënë se mund t’ia ketë përfunduar karrierën Manny Pacquiaos, me lëndimin që i shkaktoi syrit të djathtë të filipinasit.

Broner thotë se ka dëgjuar se Pacquiao, 40-vjeçar, pësoi një dëmtim të rëndë në sy në rundin e 12-të, në meçin të cilin filipinasi e fitoi me vendim unanim, transmetin Insporti.

Fillimisht pati spekulime se Pacquiao ka dëmtuar retinën, por tani po thuhet se ai ka lënduar kornenë, e cila pritet të shëndoshet.

“Ata po thonë se unë i shkaktova një lëndim në retinë, kështu që nuk e di nëse do të boksojë përsëri, por shpresoj. E dua atë,” tha Broner për “TMZ”.

Pacquiao mposhti Broner me rezultatin 117-111, 116-112, dhe 116-112. /Insporti.com/

-->