Brooklyn arrin fitore të madhe ndaj Bucks, Philadelphia pa problem ndaj Chicagos

NBA 07 Prill 2019 11:07

Faza e rregullt e stinorit në NBA është drejt fundit ku kanë mbetur të zhvillohen edhe nga tri ndeshje.

Natën e mbrëmshme janë zhvilluar vetëm dy takime, ku Brooklyn Nets ka bërë një hap të madh drejt Play Off-it.

Nets kanë arritur të mposhtin në udhëtim liderin aktual të Konferencës së Lindjes, Milwaukee Bucks me pesë pikë diferencë 128:133.

D’Angello Russell ishte më meritori për këtë fitore të mysafirëve pasi arriti ‘Double double’ me 25 pikë e 10 kërcime.

Me lojë të mirë te Nets u dalluan edhe LeVert me 24 pikë dhe Dudley që shtoi 16 të tjera.

Vendasit në këtë takim ishin pa lojtarin e tyre më të mirë Giannis Antetokounmpo, ndërsa më efikasi ishte Eric Bledsoe me 33 pikë.

Pas kësaj fitore Nets ndodhen në pozitën e shtatë në Konferencën e Lindjes me 40 fitore dhe 40 humbje.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Philadelphia 76ers në udhëtim te Chicago Bulls 96:116.

JJ Redick me 23 pikë si dhe Joel Embiid me 20 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Sixers. /Telegrafi/

-->