Brooklyn befasoi Houstonin, dramë në Teksas

Basketboll 02 Nëntor 2019 09:31

Brooklyn Nets ka befasuar me fitoren ndaj skuadrës së favorizuar  Houston Rockets me rezultat 123:116.

Ndeshjen e hapën më mirë mysafirët nga Teksasi, të cilët në një moment krijuan epërsi prej 13 pikësh (49:36), por vendësit u kundërpërgjigjën me sukses dhe në pushim shkuan me dy pikë epërsi, 61:59.

Në pjesën e dytë Brooklyn e diktoi ritmin e lojës dhe në fund iu gëzua fitores, për të cilën më të merituarit ishin: Taurean Prince (27 pikë e 12 kërcime), Caris LeVert (25) dhe Kyrie Irving (22 pikë e 10 asistime).

Te Houston u dalluan të zakonshmit James Harden  me 36 e Russell Westbrook me 27, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Dramë e vërtetë u pa në Teksas, ndërmjet veteranit LeBron James dhe të riut Luka Doncic, ndërsa fituesi në ndeshjen Dallas – LA Lakers u përcaktua pas vazhdimit, pas së cilit Lakers fitoi me shifrat 119:110.

Në sekondën e fundit të kohës së rregullt, Lakers e siguroi vazhdimin prej 5 minutave me një trepikësh të realizuar nga Danny Green.

Dy yjet e ndeshjes, James e Doncic ndeshjen e përfunduan me triple-double.

James kontribuoi me  39 pikëp, 12 kërcime e 16 asistime, ndërsa në anën tjetër, Doncic pati bilanc prej 31 pikë, 13 kërcime e 15 asistime./Insporti.com/

Rezultatet:
Dallas – LA Lakers 110:119
Brooklyn – Houston 123:116
Golden State – San Antonio 110:127
Sacramento – Utah 102:101
Miami – Detroit 112:106
Boston – New York 104:102
Orlando – Milwaukee 91:123
Indiana – Cleveland 102:95

-->