Bruno Fernandes flet për vendimet e VAR-it

Futboll 20 Qershor 2020 13:43

Bruno Fernandes ka heshtur të gjitha spekulimet pas ndeshjes Tottenham – Manchester United.

Derbi i mbrëmshëm u vendos nga VAR, pas një penalltie të anuluar në minutat e fundit të ndeshjes, por edhe aprovimin e një penalltie të mëhershme.

Fernandes është pyetur për impaktin e VAR, por lojtari ka heshtur çdo spekulim duke thënë se pikërisht kjo është detyra e VAR – që të ndihmojë gjyqtarët.

“Në fund, unë godita topin dhe gjeta këmbën e tij. VAR është aty për të ndihmuar, nëse thotë jo, atëherë duhet pranuar”, ka thënë Bruno Fernandes, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes akuza ndaj VAR dhe zyrtarëve të takimit pati nga Jose Mourinho, gjë kjo që nuk është e re për portugezin.

Bruno ka treguar një tjetër fytyrë, ndoshta duke dhënë edhe një shembull se si duhet pranuar gjërat me sportivitet. 

-->