Bucks kualifikohen për në finalen e madhe të NBA

Basketboll 04 Korrik 2021 09:34

Milwaukee Bucks ka mposhtur Atlanta Hawks 118-107 për ta përmbyllur serinë 4:2 në finalen e Lindjes. Bucks do të takohen me Suns në finalen e madhe të NBA.

Bucks, edhe pse pa basketbollistin kryesor Giannis Antetokounmpo, ia dolën të kualifikohen në finale falë 32 pik të Khris Middleton dhe 27 të tjerave nga Jrue Holiday.

Në ndeshjet e para finale në dyshim mbetet Antetokounmpo, i cili vazhdon të jetë i lënduar.

Ndërkohë te Suns pritet të rikthehet Chris Paul që do ta luajë finalen e parë të NBA në karrierë.

-->