Bucks lider në Lindje, Sacramento befason Houstonin në sekondën e fundit

Basketboll 10 Dhjetor 2019 10:53

Skuadra e Clippers vazhdon të jetë ndjekësja më e afërt e Lakers në renditje në Konferencën e Perëndimit.

Ekipi kalifornian fitoi 110-99 ndaj Indiana në fushën e këtyre të fundit, ndeshje e dominuar nga miqtë.

Më i miri në fushë për Clippers ishte George, autor i 36 pikëve.

Fitore shënoi edhe ekipi i Milwaukee Bucks, që mundi 110-101 Orlando Magic dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes në Lindje.

Një tjetër ndeshje e mirë e Giannis Antetokounmpo, që realizoi 32 pikë e 15 rebound për vendasit.

Fitore në sekondat e fundit për kampionët e Toronto, që mundën 93-92 Chicago jashtë fushe. Siakam me 22 pikë ishte më i miri për kanadezët, ndërkohë që njeriu i fitores ishte Lowry, që realizoi koshin e fundit.

Fitore befasi e ekipit të Sacramento, që mposhti 119-118 Houston, ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione.

Westbrook e Harden (61 pikë së bashku) nuk evituan dot humbjen, ndërkohë që Hield me 26 pikë ishte lider për miqtë. Njeriu i fitores ishte Bjeloca, me koshin e realizuar në sekondën e fundit.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Clippers, 99-110

Boston – Cleveland, 110-88

Chicago – Toronto, 92-93

Houston – Sacramento, 118-119

Milwaukee – Orlando, 110-101

New Orleans – Detroit, 103-105

Phoenix – Minnesota, 125-109

Utah Jazz – Oklahoma, 90-104

Golden State – Memphis, 102-110

-->