“Budallallëku” i Kryeziut që mund t’i kushtojë shumë Kosovës

Nations League 12 Tetor 2018 09:05

Hekuran Kryeziu nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Kosovën të dielën kundër Ishujve Faroe.

Mesfushori fantastik i “Dardanëve” ndëshkua pa nevojë me karton të verdhë në fitoren 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Maltës.

Gjyqtari kryesor i takimit, Tamás Bognar, e paralajmëroi disa herë Kryeziun para se ta ndëshkojë me të verdhë, ky i fundit vazhdonte protestën për një moment të diskutueshëm në fushë dhe hungarezi mbeti pa zgjidhje, duke e ndëshkuar kosovarin.

Kështu, Hekurani nuk do të luajë të dielën kundër Ishujve Faroe pasi ka dy kartonë të verdhë, vendin e tij pritet ta zë Valon Berisha kurse në pozitën e këtij të fundit mund të startojë Besar Halimi.

Pas ndeshjes, measfushori i Zurichut e pranoi se nuk veproi mirë dhe se bëri gabim duke u ndëshkuar pa pasur nevojë: “I kam ra pishman…”.

Ndryshimi tjetër në ndeshjen me Ishujt Faroe do të jetë Milot Rashica, i cili me shumë mundësi do të inkuadrohet në vend të Edon Zhegrovës. /Insporti.com/