Buffon largohet nga Juventusi në fund të sezonit

Futboll 11 Maj 2021 14:09

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon ka njoftuar se do largohet në fund të sezonit, shkruan Insporti.

“Kam vendosur të largohem nga Juventus në fund të sezonit. Nuk do ta vazhdojë kontratën”, tha ai për Bein Sports.

Nuk dihet nëse Buffon do t’i bashkohet ndonjë skuadre, apo të pensionohet nga futbolli.

Ndryshe, Buffon ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me Juventusin pos Ligës së Kampionëve, derisa ka edhe Kupën e Botës me Kombëtaren e Italisë.

-->