Buffon mbërrin në kampin e Juventusit – Kjo është arsyeja

Futboll 04 Korrik 2019 10:01

Juventusi ka konfirmuar se portieri italian, Gianluigi Buffon ka arritur në Torino për t’i bërë testet mjekësore.

Një rikthim i Buffonit te Zonja e Vjetër është afër të zyrtarizohet.

Është vet klubi italian që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të rrjeteve sociale.

Buffon vjen pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germain, ndërsa thuhet se ka pranuar të jetë portier i dytë këtë sezon.